Hajdinaga: PLAZHI I GRAVE NË ULQIN – I JONI, POR ME PËRMASA BOTËRORE

  • Post category:Lajme

Deklaratë për media të drejtorit të Organizatës turistike në Ulqin Gzim Hajdinaga.

Lajmi në CNN se Plazhi i Grave në Ulqin është ndër vendet më të mira në botë për nudistët na ka gëzuar sinqerisht.

Sepse, ajo që dinim dhe që ka qenë një fakt i padiskutueshëm për dekada, madje me shekuj, ka marrë konfirmim botëror këto ditë.

Ato zonja që kanë qenë vetëm një herë në këtë plazh përrallor, të vendosura në një pyll të bukur me pisha, me burime unike të ujit të surfullit, gjithmonë kthehen në të.

Jemi gjithashtu të kënaqur që ky lokalitet i yni e gjeti veten me meritë, sipas zgjedhjes së reporterit të kësaj kompanie mediatike amerikane, në shoqërinë e plazheve më të bukura të planetit tonë.

Diçka e tillë na detyron edhe më shumë të vlerësojmë bukuritë tona, t’i ruajmë në mënyrë për të gjithë ata që duan t’i shijojnë ato.

Nëse sillemi ashtu për të ardhmen turistike dhe çdo tjetër të këtij të këti qyteti, nuk duhet të shqetësohemi.

Organizata Turistike e Ulqinit sigurisht që do të japë kontributin e saj të plotë për këtë, sepse ajo që kemi është vërtet e jona, por në rrafshin botëror!

Edhe Plazhi i madh edhe Ada me Bunë, Valdanosi, Kalaja dhe Shasi, Krruçi dhe Limani…