Kolonia e piktorëve: “ULQINI NË TELAJO” PËR TË GJASHTËN HERË

  • Post category:Lajme

Të dielën, me një ekspozitë kolektive, e cila mblodhi rreth 60 artistë nga vendet e rajonit, përfundoi kolonia e 6-të e artit “Ulqini në telajo”.

Artistët në emër të organizatorëve të këtij manifestimi i përshëndetën Irena Toçi, drejtoreshë e Institutit për Promovimin e Librit nga Tirana, Qazim Hoxha, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit dhe Fatmir Gjeka, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, si dhe Mersiha Resulbegoviq-Mavriq në emër të artistëve ulqinakë.

Ata theksuan se kolonia është një vend i shkëlqyer për komunikimin e artistëve, gjë që ndihmon promovimin kulturor dhe turistik të Ulqinit.