Vjeshta vjen në Ulqin me aromën e agrumeve – shegës, mandarinës, limonit, portokallit dhe ullinjve të famshëm ulqinakë, me ngrohtësinë e traditës sonë, ëmbëlsinë e lokumeve dhe gështenjave të pjekura.
Në zemër të parkut “Hajdari”, ju ftojmë të bashkoheni me ne në manifestimin “Shporta e Vjeshtës” – festën e ngjyrave, shijeve dhe buzëqeshjeve.
Çfarë ju pret:
Tryezë e shijeve vendore plot produkte tradicionale
Panair i artizanateve dhe prodhimeve lokale
Degustime të lëngjeve natyrale, gështenjave të pjekura dhe llokumave të ngrohta.
Aktivitete të shumta për fëmijë
Një fermë me kafshë, ku më të vegjlit do kenë mundësi të luajnë dhe mësojnë nga afër për jetën në natyrë
Programi kulturor–artistik do sjellë shumë ngjyra e energji me performanca nga kopshtet, shkollat dhe ansamblet vendore.
Atmosfera do kulmojë me koncerte festive nga:
Acoustic Band
Espressivo Band
Ejani të festojmë së bashku bukurinë e vjeshtës në Ulqin — një fundjavë plot aromë, muzikë, traditë dhe gëzim për të gjithë familjen!
