Kishim prezantim shumë të mirë në Prishtinë dhe presim që për festat e një majit mijëra Kosovarë të pushojnë në rivierën e Ulqinit, njoftohet nga Organizata Turistike.
Përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit dhe OT-së në krye me kryetarin Loro Nrekiq, nënkryetarin Astrit Hoxhën dhe drejtorin Fatmir Gjekën morën pjesë në panairin tradicional të turizmit në Prishtinë, dhanë intervista për mediet e shumta, biseduan me zyrtarët e lartë qeveritar, duke përfshirë edhe ministrin e turizmit Endrit Shalën.
Në prezantimin e Ulqinit ishin të pranishëm funksionarët e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi, pronarët e agjencive, qiramarrësit e plazheve dhe punëtorët e shumët turistik.
Me këtë rast u organizua manifestimi “Ditët e Ulqinit” në kryeqytetin e Kosovës, në të cilin ishin përfaqësuesit diplomatic të Malit të Zi në Prishtinë.