OT: REDAKTORËT E MEDIAVE MË TË RËNDËSISHME NGA SERBIA VIZITUAN ULQININ

  • Post category:Lajme

Në kuadër të vizitës studimore në Mal të Zi e cila përfundoi sot, në Ulqin kanë qëndruar redaktorët e mediave më të rëndësishme nga Serbia.

Ato biseduan me drejtorin e Organizatës Turistike Gzim Hajdinagën dhe me atë rast konstatuan se këtë vit numri më i madh i mysafirëve nga Serbia pushon në rivierën e Ulqinit.

Në këtë grup janë redaktorët e RTS, TV Nova, K1 TV, Tanjug, B92, Politika, BETA, Grupit Color Press dhe Ringier.