Panairi në Vjenë: PREZANTOHET EDHE OFERTA TURISTIKE E ULQINIT

  • Post category:Lajme

Në Panairin kryesor në tregun austriak – “Ferien 2019” në Vjenë, së bashku me ekspozuesit nga 80 vende, ofertën e vet turistike për sezonin e ardhshëm e prezantoi edhe Komuna e Ulqinit.

Në këtë panair shumë të rëndësishëm evropian i cili  mbahet deri të dielën, marrin pjesë kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe drejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka, së bashku me disa punëtorë turistik nga Ulqin.

Këtë vit presim më shumë turistë nga Austria në rivierën e Ulqinit, thanë punëtorët turistik dhe përfaqësuesit e Organizatës Turistike të Ulqinit të cilët këtë vit ishin të pranishëm në “Ferien Messe Wien” i cili të dielën përfundoi në Vjenë.

Siç thanë, ekziston interesimi për vizitën e Ulqinit, por mysafirët potencial nuk janë mjaftueshëm të informuar për ofertën tonë turistike. Panairi ishte mundësi e re që kjo të ndryshojë dhe të krijohen kontaktet me agjencitë austriake.

Gjatë panairit kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq bisedoi me ambasadorin e Malit të Zi në Vjenë Zhelko Peroviq