Ada e Bunës ka plazhin 3 km të gjatë, kurse pjesa e plazhit të hotelit ofron të gjithë mundësitë për një ditë aktive duke filluar nga sporti në ujë, volejbolli në rërë, futbolli i vogël deri tek pushimi nën cadër ose pirja e ndonjë kokteji dhe verëre në barin dhe restaurantin e njohur.
Shumë njerëz në bisedë të parë Ada i aludon në nudizëm, por viteve të fundit mund të themi që është bërë sinonim për sportet ekstreme në ujë. Për shkak të erës së Maestralit, Ada është njëri ndër destinacionet e njohura për Kite surf në Mediteran dhe mund të qëndrojë ballë për ballë me destinacionet e njohura si ishujt Kanariane, Portugalia, Egjipti ku këto sporte janë shumë të popularizura.
Ada e Bunës është poashtu njëri ndër destinacionet turistike më të njohura në Mal të Zi, për shkak të plazhës së bukur ranore, perëndimeve magjepse të diellit dhe shume restauranteve të cilët peshkun e pregadisin në mënyre tradicionale.
Larg nga zhurma e rrugës dhe tollovia e qytetit, rrethuar nga bukuria e pastër e natyrës, kaltërina e horizontit të Adriatikut, e stolisur me bimësinë mediterane, Ada cdo vit i pret mysafiret e vet me një pamje krejt ndryshe sepse bregdeti i saj kurrë nuk është i njëjtë, por nga viti në vit kufijt e saj gjthnjë ndërrohen.