Plazhi Adriatica gjendet në kilometrin e tretë të plazhit të madh nga Porti i Milenës. Rruga është e pasur me pyllin e pishave të cilët shtrihen deri tek plazha e bukur ranore nën hijen e të cilëve mund të gjeni vend të lirë për parkim.
Plazhi Adriatica është njëri prej plazheve më të rregulluara të Rivierës së Ulqinit në kuadër të së cilës mund të gjeni shtretërit me ombrella, dhe mund të relaksoheni duke shijuar pijet e freskëta pa dhe me alkool, akullore dhe dezerte si dhe specijalitete të ndryshme nga zgara dhe më gjërë.
Plazhi është i rreguluar ne stilin ekologjik cka dëshmon edhe faktin e përdorimit të standardeve ekologjike. Përvec shërbimeve të lartëpërmendura ky plazh ofron edhe shërbimet e masazheve si dhe mundësinë e huazimit të pedolinave dhe jet ski.