Plazhi Tampico gjendet në kilometrin e 5 së plazhit të madh, dhe ajo cka është interesante është emri i plazhit i cili është marrë nga filmi The Brothers Bloom i cili është incizuar pikërisht në këtë plazhë. Objekti i këtij plazhi është punuar në stilin meksikan dhe përngjan në objektin ku janë incizuar disa skena të filmit të lartëpërmendur.
Pas përfundimit të filmit, ky objekt është shëndrruar në restaurant nga i cili sot shërbehen ushqime të ndryshme nga kuzhina italijane dhe pije freskuese. Poashtu, në kuadër të plazhit gjenden parkimi për mysafirë, këndi i lojërave për fëmijë, tereni për hendboll si dhe internet Wi fi.