“Sweet December” do të fillojë që nga data 21 Dhjetor e deri më 7 Janar. Përveç yjeve regjionale dhe artistëve lokal janë të parapara edhe disa surpriza të tjera dhe një program i begatë që do ti përfaqësojë preferencat e të gjithëve.
Fakti që sezoni turstik ishte shumë i suksesshëm dhe dy hotelet më të mëdha në qytetin tonë ende janë të hapur deri më sot tregon që strategjitë e promovimit dhe marketingut të qytetit tonë po tregojnë sukses.
Qellimi jonë është që Ulqini të ketë mundësisht një sezon turistik gjatë gjithë vitit dhe besoj që jemi në rrugën e duhur për të realizuar këtë.