Nëse dëshironi që dhjetorin dhe ditët para festave të fundvitit ti
kaloni në bregdet, Ulqini është zgjedhja juaj më e mirë sepse edhe këtë
vit Ulqini do të shkëlqejë me ngjyrat më të bukura të Vitit të ri dhe
festat do të shenohen me shumë aktivitete nga 23 dhjetori deri në
Krishtlindjet e 7 janarit.
Edhe këtë vit Ulqini do të jetë epiqendra e shumë aktiviteteve dhe ne si
qytet ofrojmë diçka më ndryshe në krahasim me qytetet tjera në Mal të
Zi.
Manifestimi „Sweet december“ po kthehet për të tretin vit me radhë në
qytetin tonë, ku Komuna e Ulqinit së bashku me Organizatën Turistike të
Ulqinit do të jenë nikoqir të shumë emrave të njohur nga vendi dhe i
gjithë rajoni.
Në plazhin e vogël, bazari me shtëpizat prej druri do të jetë këndi
festiv ku do të ofrohen pije të ndryshme, ëmbëlsira dhe ushqime
tradicionale….Të gjithë qytetarët dhe mysafirët do të kenë mundesinë
të ndjejnë frymën e festave te dhjetorit dhe të kënaqen në shetitoren e
hapur me familje dhe shoqëri.
Kemi përgaditur një program të begatë dhe mendojmë që kemi përfshirë të
gjitha zhanret e muzikës në menyrë që të gjithë ta shijojnë sipas
preferencave të veta, kurse gjithsesi nuk do mungojë edhe programi për
më të vegjëlit sepse në bashkëpunim me shkollat do të organizojmë
aktivitete të ndryshme edhe për fëmijë ku do të mbahen koncerte ,
punishte kreative si dhe shumë aktivitete tjera sportive dhe zbavitëse.
Në vijim po dërgojmë të gjithë programin e këtij manifestimi dhe ju
ftojmë të gjithëve që së bashku të presim në mënyrë sa më të bukur
festat e fund vitit.
Mirë se vini !!!