Ashtu sic kemi informuar opinionin dhe te gjithe qytetaret pas vizitave te janarit te vitit 2021, e qe kane te bejne me takimet me kryetaret e federatave te futbollit te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise se Veriut qe kemi arritur ne nje pelqim dhe miratim qe kombetaret e disa prej kategorive te vijne per stervitje dhe pregaditje ne qytetin tone, ashtu sot po ju informojme duke u bazuar ne takimin e dates 19 janar ne fillim te ketij viti, qe premtimet e kryetarit te federates se Shqiperise u realizuan sepse disa nga grupet e kombetares do te jene ne Ulqin per trajnime dhe pregaditje.
Une sot kam patur kenaqesine qe ne zyren time te pres z.Sulejman Mema – menaxher, z.Armando Cungu trajner i U-19 dhe Ardi Behari trajner i U-18, te cilet kane qene per disa dite me stervitje me ekipin kombetar te Shqiperise U-19. Ato shprehen kenaqesine qe ishin ne Ulqinin per kryerjen e pregaditjeve dhe trajnimeve duke u vertetuar qe Ulqini ofron kushte jashtezakonisht te mira per sezonin dimeror dhe turizmin sportiv duke u kompletuar keshtu edhe nga mikepritja e ngrohte e ulqinakeve. Na gezoj fakti qe javes se ardhshme do mirepresim edhe grupin tjeter per trajnime qe do qendrojne disa dite ne Ulqin.
Pasi qe i falenderova per ardhjen e tyre, poashtu shfrytezoj rastin qe edhe njehere te falenderoj mikun tim kryetarin e Federates z.Armando Duka per rekomandim dhe zgjedhjen e Ulqinit per stervitjet dhe pregaditjet e kombetares.