Ulqini në mesjetë

  • Post category:Historia

Fortifikatat në vetë bregun e detit, mundësuan mbrojtjen e banorëve të Ulqinit nga sulmet  avare dhe sllovene, por jo edhe në lindje, nga ato të Mbretërisë Romake, gjegjësisht Bizantine. Kjo  perandori, disa shekuj ka administruar me qytetin tonë, duke lënë në të vulën e vetë të krishterizmit, e që  prej shekullit  të  IV, shumë  shpejt shtrihet në bregun lindor të Adriatikut.

Episkopia e Ulqinit për të parën herë  përmendet në bulat e  papës  Zahirije në vitin 743, ndërsa si arqipeshkëvi në vitin 1089. Ndërtesat  kryesore  në qytet, ishin ato të ndërtuara  me lejen e episkopit vendas. Kisha më e vjetër e Ulqinit, në pjesën jugore të kalasë daton prej fillimit të shekullit të nëntë (813-820), në bulat (prej1076,1089,1102 dhe 1149) qyteti përmendet me emra të ndryshëm :Ulcini, Dolcinium, Licini, Dolcignum.

 

 

Perandori  i bizantit Konstantini Vll Parifirogen, administrativisht dhe strategjikisht Ulqinin e lidh me Durrësin dhe e  quan Kastë. Me rrënien nën sundimin e  Nemanjiqëvet (1183) vjen deri te rritja e ekonomisë së Ulqinit, i cili bëhet një prej qendrave tregëtare më të rëndësishme  të bregdetit dhe  të shteti serb. Qyteti  ka shtyp monedhën e vet, si dhe Shasi që gjendet në afërsi, fitoi edhe statutin e vet(1330 ), prej 1360 deri 1421të cilin e ka udhëhequr familja e Balshajve, e cila në Ulqin  ka patur kryeqendrën e vet,  nga ajo periudhë  kemi edhe Kullën e Balshajve në Kala, të cilës osmanlinjtë ia shtuan edhe katin e tretë.

Në 150 vitet vijuese, Ulqini ka qenë pjesë e Republikes së Venedikut.Ulqini gjatë gjithë  kësaj periudhe  ishte njëra nga pararojat e Venedikut në Mesdhe. Sunduesit e rinj  kanë lënë  gjurmët e veta  në kulturën urbane. Kujdes i veçantë i është kushtuar mureve të Kalasë.  Shpesh përmenden edhe riparimet  e portave të Kalasë, pallateve  të sundimtarëve, kapitenëve të  qytetit. Turqit , Ulqinin e marrin në vitin 1571 para betejës së Lepantit dhe sundojnë deri me 1878/80.

Në atë periodhë qyteti  përjeton  transformimin  më të madh në histori. Pozita gjeostrategjike , nevojat e Perandorisë, beteja e Moresë, gusarija, detarija, ndërtimi i anijeve, bëjnë që qytetarët e Ulqinit të dalin në vetë sipërfaqen e historisë. Në proporcion me madhësinë e tij, ky qytet  rreth dy shekujsh(18dhe19)bën pjesë në qendrat më të mëdha në Mesdhe, me mbi 300 anije të mëdha apo të vogla .Me flotë të  fort detare dhe  kusarë  trima, të cilët kanë vepruar si forca gjysëm të  rregullta të perandorisë, ishte shtyllë e perandorisë turke në  Adriatik. Qyteti në këtë periudhë është shumë  tërheqës  shumë personalitete siç ishte “krajli” i fundit  hebre Sabataj Cevi  i cili këtu kaloi ditet e fundit të jetës së tij.