OT e Ulqinit merr pjesë në Panairin e Turizmit në Utrecht të Holandës prej datës 09 – 14 Janar 2018

  • Post category:Lajme

Organizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë në panairin e turizmit në Utrecht në Holandë. Ky panair është panairi më i madh i këtij vendi i cili njëherit përfshin edhe vendet skandinave me të cilët ndodhet në listen e panaireve turistik më të vizituar dhe me një numër të madh ekspozuesish.

Në këtë panair Organizata Turistike e Ulqinit nuk ka marrë pjesë qysh në vitin 2010, ndërsa këtë vit e ka gjetur të arsyeshme pjesëmarrjen në këtë panair pasi që edhe interesimi është shumë i madh.

Atë çka e bën më të rëndësishëm këtë panair eshte fakti që holandezët pëlqejnë shumë natyrën dhe turizmin kampor ku Ulqini ofron kushtet ideale për depërtimin e vet në këtë treg.

Prej afaristëve nga Ulqini në këtë panair janë prezent hoteli Pallata Venezia, hoteli Laguna, kamp Safari si dhe kampi Copacabana.

Me këtë panair Organizata Turistike e Ulqinit ka filluar edhe realizimin e plan programit për vitin 2018 por edhe me promovimin e ofertës turistike për sezonin veror të këtij viti.

Panairi i dytë ku Organizata Turistike e Ulqinit do të marrë pjesë është panairi i Vjenës në Austri i cili fillon me 11 janar.