OT: PIKAT NË QENDËR TË QYTETIT, NË PINJESH DHE NË PLAZHIN E MADH

  • Post category:Lajme

Për shkak të lajmërimit më të madh të mysafirëve Organizata Turistike hapi tre pika të reja turistike – informative, njoftohet nga ky institucion.

Pikat e reja gjenden në rrugën kryesore të qytetit (në ndërtesën e Shtëpisë së Mallrave), pastaj në Pinjesh, në Plazhin e Madh, pran Kanalit të Kripores.

“Në këtë mënyrë dëshirojmë t’i lehtësojmë mysafirëve dhe qiradhënësve të akomodimit procedurat e lajmërimit të qëndrimit, gjegjësisht që ky proces ligjor të kryhet sa më shpejtë”, thonë nga OT.