Përfaqësuesja e Meksikës Alesandra Diaz është fituesja e garës botërore të bukurisë “Miss Globe”, e cila u mbajt në Ulqin.
Përfaqësuesja e Malit të Zi, 21-vjeçarja Martina Bozhinoviq fitoi titullin “Miss Turizmi”.
Përcjellësja e parë e bukuroshes nga Meksika ishte Miss Trinidad dhe Tobago, ndërsa pas saj ishte bukuroshet nga Filipinet, Kanada dhe Çekia.
Titullin e Miss Fotogjenisë e fitoi përfaqësuesja e Maqedonisë Veriore.
Në këtë eveniment gatuan bukuroshet nga më shumë se 50 vende.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ato vizituan Podgoricën, Tivatin, Tivarin, Kotorin dhe Cetinën, me qëllim promovimin e potencialeve turistike.