Edhe përkundër masave të reja ndaj panedemisë nga ana e institucioneve të malit të Zi, kufijtë janë të hapur pa kurrfarë pengese për turistët nga vendet e rajonit si Kosova, Shqipëria, Maqedonia Bosnja, Serbia e vendet tjera.
Derisa Ulqini vazhdon të jetë i mbushur meturistë e t ku numri më i madh është i atyre nga Kosova.
Drejtori i Organizatës Turistike Gëzim Hajdinaga, tha për “Syri.net”, se kosovarët, shqiptarët, maqedonasitë, serbët e boshnjakët janë të lirë për pushime në plazhet e Ulqinit.
“Nuk ka kurrfarrë ndalese në kufij dhe nuk kërkohet as test as libreza e vaksinës e asgjë tjetër në kufijtë e Malit të Zi”, tha Gëzim Hajdinaga.
Drejtori i OTU-së shtoi se Ulqini është përplotë turistë nga Kosova e të cilët i prijnë listës së turistëve dhe të cil♪t i falënderoi për besnikërinë dhe tradiën e pushimeve në plazhet e Ulqinit.