Organizata Turistike e Ulqinit per te treten vit me radhe po merr pjese ne Panairin nderkombetar te turizmit qe po mbahet ne Prishtine me 12 dhe 13 prill. Ky panair organizohet nga Unioni i turizmit te Kosoves nen mbeshtetjen e Komunes se Prishtines ku marrin pjese rreth 300 ekspozues nga 15 vende te ndryshme rajonale dhe me gjere.
Se bashku me OT e Ulqinit jane prezent Organizata Nacionale e Malit te Zi, organizatat lokale te Tivarit, Plaves dhe Tuzit, si dhe shume afariste nga Ulqini.
Pjesemarrja jone ne kete panair ka rendesi jo vetem qe tregu i Kosoves eshte tregu me i rendesishem per Ulqinin por edhe mundesi qe pikerisht para festave qe 1 majit dhe hapjes zyrtare te sezonit turistik ti ftojme qytetaret e Kosoves qe si cdo vit te perzgjedhin Ulqinin si destinacionin e tyre per te kaluar pushimet.
Gjate panairit drejtori i OT z. Qazim Hoxhiq pati rastin te takoje edhe kryetarin e Prishtines z. Perparim Rama si dhe shume perfaqesues tjere dhe afariste te njohur ku nder tjerash shkembyen mendimet per bashkepunime ne te ardhmen.
Perfaqesuesit tane morren pjese ne shume programe televizive te Kosoves ku edhe me se miri promovohet oferta turistike e vendit tone.