Panairi i librit edicion i 24

  • Post category:Lajme

Panairi i Librit në Ulqin, ngjarje e rëndësishme kulturore!

Edicioni i 24-të (27-31 korrik) tuboi rreth 50 botues nga rajoni në “Pazarin e suvenirëve”. Shkrimtarë, studiues, përkthyes dhe lexues të të gjitha moshave jo vetëm që vizituan stendat, por ndoqën edhe aktivitetet e shumta.

Hapjen e bëri “Duo Pianistik” Artemida dhe Elizabeta Qarri, ndërsa Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, theksoi se “Panairi nuk është vetëm treg librash, por hapësirë dialogu dhe frymëzimi”.

Publiku përcolli me interes takimet letrare, si promovimin e “Etnoletra shqipe” të Vehbi Miftarit dhe “Sirup od ogorcevine” të Dragana Erjavshek.

U ndanë mirënjohje shkrimtarëve Andrej Nikolaidis dhe Pashko Camaj, ndërsa çmimet kryesore:
“Olcinium” – Behar Gjoka, “Liburnia” – Mehmet Kraja, “Servantes” – Durim Taçi, “Dega e ullirit” – Elia Zaharia & Melisa Krasniqi.

Mbrëmjet u pasuruan edhe nga interpretimet e artistëve vendas Eliza Markiq dhe Husein Hasanaga.

Falënderim i veçantë për Komunën e Ulqinit, Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Organizatën Turistike dhe SHPK “Veprimtaritë Komunale”.