OT: ULQININ E VIZITOI GRUPI I GAZETARËVE NGA AUSTRIA

  • Post category:Lajme

Organizata Turistike dhe Organizata Nacionale Turistike në Ulqin organizuan këto ditë qëndrimin e grupit studimor të gazetarëve nga mediet e njohura Austriake.

Ato u njoftuan me ofertën turistike të Komunës së Ulqinit dhe vizituan monumentet natyrore dhe kulturore të qytetit.

Gazetarët e e medieve nga Austria u akomoduan në objektet hotelerike të kompanisë “Karisma”, ku iu organizua pritja solemne.