Diversiteti i përmbajtjeve turistike të Ulqinit dhe rrethinës së tij mundësojnë pushime për të gjitha gjeneratat, gjë që është njohur edhe nga kompania ajrore Wizz Air, e cila ka shprehur interes për promovimin e potencialeve turistike të Ulqinit në tregun ndërkombëtar.
Në një vizitë zyrtare në Ulqin qëndruan përfaqësuesit e kompanisë Wizz Air – Salome Khunduze, menaxhere për zhvillimin e aeroporteve për vendet rajonale, dhe Akos Bus, drejtues i sektorit për zhvillimin e aeroporteve. Kompania Wizz Air në periudhën e kaluar ka hapur disa linja ajrore drejt Malit të Zi, duke kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e lidhjes së vendit me tregjet evropiane, me gjithsej 23 destinacione.
Takimi u mbajt në ambientet e Organizatës Turistike të Ulqinit, ku mysafirët u pritën nga drejtori i Organizatës Turistike, Ćazim Hodžić, nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Petar Delić, dhe ndihmësi i drejtorit të OT Ulqin, Valjon Mehmedović. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit dhe promovimit të potencialeve turistike të Ulqinit në tregun ndërkombëtar.

Qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja me potencialet turistike të Ulqinit, si dhe shqyrtimi i mundësive për promovimin shtesë të kësaj destinacioni përmes kanaleve të komunikimit të kompanisë Wizz Air. Këto kanale përfshijnë platforma digjitale, aplikacione mobile, materiale promovuese dhe revista të kompanisë, të cilat arrijnë një numër të madh përdoruesish dhe ndjekësish – dhjetëra mijëra udhëtarë dhe turistë potencialë në të gjithë Evropën.
Gjatë qëndrimit në Ulqin, mysafirët patën mundësinë të vizitojnë disa nga lokacionet më të rëndësishme turistike. Ata vizituan Plazhin e Madh, një nga plazhet ranore më të gjata dhe më atraktive në Adriatik, si dhe disa kapacitete hoteliere në qytet, dhe zonën unike natyrore Ada Bojana. Gjatë vizitës u njohën me ofertën turistike, infrastrukturën dhe përmbajtjet e ndryshme që Ulqini ofron për vizitorët.
Përfaqësuesit e kompanisë Wizz Air shprehën veçanërisht entuziazmin e tyre për bukuritë natyrore dhe ambientin autentik të Ulqinit. Ata theksuan se kjo destinacion ka potencial të madh për zhvillim dhe promovim në tregun ndërkombëtar. Veçanërisht theksuan faktin se Ulqini është një nga destinacionet turistike më të përballueshme në Mal të Zi për sa i përket çmimeve, gjë që e bën atë shumë tërheqës për një gamë të gjerë turistësh.
Gjithashtu, ata theksuan se Ulqini ofron mundësi të ndryshme për lloje të ndryshme turizmi – nga turizmi familjar dhe pushimor, te ai aventuror dhe sportiv, e deri te turizmi shëndetësor dhe kulturor. Pikërisht kjo shumëllojshmëri e bën destinacionin tërheqës për të gjitha gjeneratat dhe turistët me buxhete të ndryshme, duke e bërë Ulqinin një destinacion të qasshëm për të gjithë.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të promovimit ndërkombëtar të Ulqinit dhe pozicionimit të tij në tregun turistik evropian, me një bashkëpunim të mundshëm me kompaninë Wizz Air në fushën e promovimit dhe rritjes së qarkullimit turistik.
