Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit – Dulcigno Inspiration
📍 Qyteti i Vjetër i Ulqinit, Hotel Palata Venezia
📅 12–16 qershor 2026
Ulqini do të jetë mikpritës i Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit „Dulcigno Inspiration“, i cili mbledh 30 artistë nga 17 vende të botës. Të frymëzuar nga historia e pasur, trashëgimia kulturore dhe bukuritë natyrore të qytetit, artistët do të krijojnë vepra që pasqyrojnë shpirtin unik të Ulqinit.
Simpoziumi promovon shkëmbimin kulturor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe afirmon Ulqinin si qytet të artit, kulturës dhe mbi 2.500 vite histori.
Vahida Nimanbegu
Mersiha Resulbegović Mavrić
Mirë se vini në Ulqin – qyteti i frymëzimit dhe artit.