Për të gjithë ato që me të vërtetë duan të dëfrehen në kënaqësitë që ofron natyra atëherë Ulqini është zgjedhja juaj më e mirë. Plazhet më të bukura ranore në Evropë ofrojne mundësite e vërteta për një pushim aktiv. Mund të kënaqeni në diell, të luani volejboll, bagminton apo tenis, të shetisni pranë detit, në pyllin e pishave, në ullishtë, mund të beni kitesurf, të beni zhytje në det….

Mund të vërtetoheni vetë në pasurin e detit të Ulqinit, lumin Buna, dhe liqenin e Shasit që janë shumë të pasur me peshq. Në tërë Adriatikun nuk ekziston vend si Ulqini qe natyra i ka dhënë të gjitha.