EXIT 2 MONTENEGRO

  • Post category:Lajme

Atje ku Deti Adriatik përcjell diellin në mënyrën më të bukur, këtë verë do të jehojnë ritme që po pushtojnë botën. Plazhi i Madh është gati!

Nga 3 deri më 6 korrik, në kuadër të projektit “EXIT 2 MONTENEGRO”, Ulqini bëhet mikpritësi i festivalit Long Beach Edition, duke sjellë energjinë e njohur të EXIT-it dhe atmosferën unike të lirisë, muzikës dhe bashkimit.

Në takimin e rërës së pafundme, detit dhe qiellit të hapur, mijëra vizitorë nga të gjitha anët e botës do të krijojnë së bashku kujtime që mbeten gjatë në mendje.

Si qytet mikpritës, me krenari hapim dyert e Ulqinit dhe u urojmë mirëseardhje të gjithëve që dëshirojnë ta përjetojnë verën në formën e saj më të bukur.

Shihemi në Plazhin e Madh – aty ku muzika takohet me detin.