Koncerti i shumëpritur “Rame Lahaj në Ulqinin tonë të bukur” po ndodh!

  • Post category:Lajme
Të dashur miq,
Koncerti i shumëpritur “Rame Lahaj në Ulqinin tonë të bukur” po ndodh!
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të shijoni një program të pasur dhe repertor të larmishëm që ofrohet në këtë koncert me të ftuarin special, tenorin me famë botërore Ramë Lahaj të shoqëruar nga; Olivera Tičević, Egzona Salaj dhe Adhurim Grezda.
Koncerti do të mbahet më 30 qershor tek Molja e Madhe, buzë/pranë Kalasë, prej orës 20:00.