Në pjesën e epërme të Kalasë, në plato qëndron Citadela me kullën e madhe, e cila dominon jo vetëm në Kala, por edhe në krejt rrethinën. Sipas traditës, kryeqendër e familjes së fundit të Balshajve, nga rrethi i Shkodrës, kah fundi i shek. 14-të dhe fillimi i shek 15-të ishte Ulqini.
Osmanët kanë rregulluar dhe ndërtuar katin e tretë të kullës së Balshajve dhe një pjesë në katin përdhesë. Tri anët e kësaj ndërtese të bukur kanë pamje në det. Ajo pa dyshim përfaqëson një prej objekteve më reprezentative të ndërtimtarisë mesjetare nëMal të ZI. Tani shërben si galeri ose hapësirë, ku mbahen netët e poezisë.