Në kuadër të një vizite studimore në Mal të Zi, redaktorët e mediave më të rëndësishme nga Serbia
vizituan Ulqinin më 14 korrik.

  • Post category:Lajme

Vizita u organizua si pjesë e një fushate promovuese në tregun rajonal, me qëllim që të inkurajohen
turistët nga Serbia që edhe këtë vit t'i kalojnë pushimet në vendin tonë. Organizata turistike e Ulqini
hartoi një program për mysafirët tanë të dashur nga Serbia, i cili, me mbështetjen e madhe të
bashkëqytetarëve tanë, i priti në mënyrën më të mirë të mundshme dhe u mundësoi ta përjetojnë
Ulqinin dhe të ndjejnë të gjitha hijeshitë e tij, të cilat, siç thonë ata, do të marrin me vete në Serbi.
Ata kanë biseduar me drejtorin e Organizatës Turistike z.Gzim Hajdinaga, dhe me atë rast kanë theksuar
se këtë vit një numër dukshëm më i madh i mysafirëve nga Serbia po pushojnë në rivierën e Ulqinit.
Në këtë grup ishin redaktorët e Politikës, TV Tanjugës, Alo, Yuta.