Organizata Turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me disa hotelierë nga komuna jonë, po merr pjesë në edicionin e katërt të **Panairit të Turizmit Shqiptar**, i cili po zhvillohet më 11 dhe 12 shkurt 2026 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në këtë panair të rëndësishëm ndërkombëtar, Ulqini përfaqësohet nga **Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu**, si dhe **Drejtori i Organizatës Turistike, z. Qazim Hoxha**. Pjesëmarrja e tyre ka për qëllim promovimin e potencialit turistik të Ulqinit, forcimin e bashkëpunimit me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Gjatë panairit, përfaqësuesit e Ulqinit po zhvillojnë takime të shumta me operatorë turistikë, agjenci udhëtimi dhe përfaqësues të industrisë së turizmit, duke prezantuar ofertën e pasur turistike të destinacionit tonë, bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe kapacitetet hoteliere.
Pjesëmarrja në këtë panair përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së vizibilitetit të Ulqinit në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe në drejtim të tërheqjes së një numri më të madh vizitorësh gjatë gjithë vitit.
