Organizata Turistike e Ulqinit prezantoi ofertën e qytetit tonë prej me 12 deri me 14 mars në panairin e turizmit në Moskë – MITT 2019 (Moscow International Travel & Tourism Exhibition).
Ofertën e prezantoi edhe kompania “Karisma”, hoteli “Pallati Venecia”, NHP “Riviera e Ulqinit”, apartamentet “Eneida”.
Në MITT-in e sivjetmë ishin mbi 1700 ekspozues dhe 22.000 vizitorë.
Vitin e kaluar pothuajse çdo i pesti mysafirë i regjistruar në rivierën e Ulqinit ishte nga Rusia.