Në Tiranë sot filloi Panairi i Turizmit në të cilin Organizata Turistike e Ulqinit do të prezantojë ofertën e vet për sezonin e ardhshëm.
Ky manifestim i karakterit ndërkombëtar mbahet për të tretën herë në „EkspoCity“ në kryeqytetin e Shqipërisë.
Për dy javë OT do ta prezantojë ofertën e kësaj komunë edhe në Panairin e Turizmit në Prishtinë, ndërsa me këtë rast në kryeqytetin e Kosovës do të mbahen edhe „Ditët e Ulqinit“.