Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit, është nikoqir i qëndrimit në Ulqin të gazetarëve të televisionit gjerman Hessischer Rundfunk.
Siç theksohet, qëllimi i kësaj vizite është realizimi i emisionin udhërrëfyes Reisen – Erlebe Montenegro (Udhëtimet – përjetoni Malin e Zi) i cili i dedikohet turistëve të moshës së re.
Gazetarët gjerman në Ulqin do të vizitojnë Parkun e Natyrës Kriporja e Ulqinit dhe Plazhin e Madh kur do të kenë mundësi të provojnë edhe kajtsurfin.