Panairin Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2025” në Prishtinë

  • Post category:Lajme

• Organizata Turistike e Ulqinit mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2025” në Prishtinë, ku prezantuam ofertat tona për sezonin turistik 2025.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Kosova, përfshirë Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, si dhe përfaqësues nga Mali i Zi: ministri Fatmir Gjeka, kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu dhe drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Qazim Hoxha.

Të gjithë së bashku ftuam qytetarët e Kosovës që edhe këtë verë ta kalojnë pushimin në Ulqin – një destinacion i dashur e mikpritës!