Organizata Turistike në Ulqin, është formuar në vitin 2007, dhe ka për qëllim realizimin e punëve me interes publik nga fusha e turizmit.
Veprimtaria e Organizatës turstike në Ulqin:
- Avansimi dhe promovimi i vlerave burimore në teritorin e Komunës në funksion të zhvillimit të turizmit;
- Krijimi i kushteve për aktivizimin e resurseve turistike në teritorin e Komunës ;
- Bashkëpunimi me personat fizik dhe juridik, veprimtaria e të cilëve ka të bëj me turizëm – hotelieri ose me veprimtari komplementare me qëllim të marrëveshjes,verifikimit dhe zbatimit të politikës së zhvillimit të turizmit në teritorin e Komunës;
- Nxitja, koordinimi dhe organizimi i manifestimeve kulturore, artistike, sportive dhe të ngjajshme që kontribojnë dhe pasurojnë ofertën turistike; * Nxitja dhe organizimi i aksioneve të orientuara në ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirës turistike mjedisit dhe trashëgimisë kulturore;
- Realizimi i programit të aktiviteteve të qëndrimit të grupeve studiuese dhe gazetarëve në teritorin e Komunës që janë në funksion të zhvillimit dhe të propagandës turistike. Ofrimi i shërbimeve dhe informimi i mysafirëve;
- Organizimi i byrove turistiko-informative në vendet turistike;
- Regjistrimi dhe përcjellja e qarkullimit të turistëve në teritorin e Komunës;
- Realizimi i punëve tjera me qëllim të promovimit të resurseve turistike në teritorin e Komunës;
Misioni ynë është promovimi i ofertës turistke, krijimi i imazhit të Ulqinit si destinacion atraktiv turistik, si dhe informimi dhe propagimi i turizmit në qytet, si degë udhëheqëse e ekonomisë konform strategjisë së zhvillimit të qytetit.