Organizata Turistike dhe Komuna e Ulqinit me perkrahjen e Ministrise se ekonomise dhe turizmit si dhe Ministrise se bujqesise ne Mal te Zi, organizon manifestimin “Shporta e Vjeshtes” që do të mbahet me datat 28.10. dhe 29.10.2023 në ullishtën e Ulqinit gjegjësisht në Valdanos.
Përveç programit të begat që kemi përgadit në bashkëpunim me shkollat, çerdhet dhe shoqatat kulturo-artistike, në këtë manifestim do të jenë pjesmarrës edhe Bright Minds me aktivitet e tyre, piktorët nga Ulqini do kenë ekspozitën e tyre të pikturave me motive vjeshte si dhe për më të vegjëlit tanë do të jenë prezent kuajt e vegjël PONI ku fëmijët do kenë mundësi të fotografohen dhe të kalërojnë me një çmim simbolik.
Shporta e vjeshtes kete here vjen e mbushur plot me ngjyra dhe shije.