Ulqini trail është maratona të cilën “Bijtë e Shestanit” dhe me perkrahjen e Organizates Turistike te Ulqinit e organizojnë për të dytin vit radhazi e cila ishte e ngritur ne nje nivel edhe me te larte kete vit.
Ne kete maraton kane marre pjese rreth 145 garues nga te gjithe vendet rajonale por edhe nga Ulqini, dhe pikerisht qellimi kryesor ishte qe ne Ulqin te sjellim njerez qe pelqejne sportin dhe natyren.
Maratona ishte e ndarë në dy grupe, ato të cilët vrapojnë 10 kilometër dhe të tjerët 21 kilometër.Në kategorinë e meshkujve për 10km fitues i vendit të parë doli Bledar Nesi, ndërsa të femrave Ibadete Vokri. Sa i përket kategorisë 21 km fitues në grupin e meshkujve është Shkumbim Vula, kurse të femrave Liridona Shehu. Maratoni ka filluar nga Kalaja per te vazhduar bregdetit deri ne plazhin e madh. Ne fund te ketij maratoni u mbajt edhe nje koktej per te gjithe pjesemarresisht ku edhe kishin mundesine e degustimit te ushqimit tradicional te Ulqinit.
Organizata Turistike e Ulqinit kete vit ka mbeshtetur organizimin e ketij maratoni, ku drejtori i Organizates turistike Qazim Hoxhiq u shpreh qe aktivitetet e tilla jane shume te rendesishme per promovimin e ofertes turistike e sidomos kur edhe organizohen ne prag te sezonit veror ku edhe kemi numer te konsiderueshem te mysafireve ne qytet.