OT: MORËN PJESË NË PANAIRET E SERBISË, PREJ SOT NË KOSOVË

  • Post category:Lajme

Organizata Turistike (OT) Ulqin mori pjesë nga fillimi i këtij muaji në një sërë panairesh në Serbi. Për pjesëmarrjen e parë në një manifestim të tillë në Nish iu dorëzua mirënjohja.

Nga e marta, përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit dhe OT-së në krye me kryetarin Loro Nrekiq, nënkryetarin Astrit Hoxhën dhe drejtorin Fatmir Gjeken do të marrin pjesë në panairin tradicional të turizmit në Prishtinë.

Me këtë rast do të organizohet manifestimi “Ditët e Ulqinit” në kryeqytetin e Kosovës.