Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi është nikoqir i skuadrës së gazetarëve të televizionit “Travel Channel Poland”.
Në bashkëpunim me ONT, organizata lokale turistike organizoi qëndrimin e gazetarëve në Ulqin.
Në Mal të Zi xhirohet një nga emisionet e tyre më të njohura “Guida ime nëpër …”, e me dëshirë të redaktorit janë incizuar sekuencat nga Liqeni i Shkodrës, Kotorri, Ulliri i Moçëm në Tivar, Vreshtës së “Plantazheve” dhe Plazhit të Madh në Ulqin.
Emetimi i emisionit është paraparë për qershor.