Rreth vitit 1670, menjëherë pas luftës së gjatë të Kandisë u ndërtua xhamia nën hyrjen veriore të Kalasë në mahallën e Meterizit. Ka qenë e njohur si xhamia në Podgoricë. Kur malazezët morën Ulqinin me 1880, ajo ishte në gjendje të keqe. Dhjetë vite më vonë në themelet e saja „për  lavdinë e Zotit dhe për shpirtin e trimave të rënë me 1878 për çlirimin e Ulqinit“u ndërtua kisha pravosllave, Shën Nikolla.

Ky objekt fetar i rrethuar me ullinjë njëqindvjeçar, ka freska të bukura dhe me vlerë.