Organizata Turistike Ulqin, në kuadër të projektit BLUE FLAG, organizon workshop për Flamurin e Kaltër, i cili do të mbahet më 20 maj 2025, në hotelin Nobel, në Ulqin.
Ideja për Flamurin e Kaltër ka lindur në vitin 1986 në Francë. Flamurin i Kaltër është simbol i standardeve të larta për mbrojtjen e mjedisit, si dhe i kushteve cilësore sanitare dhe të sigurisë në plazhe dhe marina. Qëllimi i workshopit është rritja e bashkëpunimit, kapaciteteve institucionale dhe aftësive drejtuese të partnerëve, me qëllim të zbatimin efikas të kritereve të Flamurit të Kaltër.
Projekti BLUE FLAG – Enhance cooperation between private and public institution for an efficient management to raise criteria standards for Blue Flag award in the region financohet nga Bashkimi Evropian, përmes programit South Adriatic – Small-scale capitalization projects. Projekti implementohet nga Organizata Turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me Komunën Ugento, Fondacionin e Institutit të Lartë Teknik për Turizëm dhe Kulturë nga Molise, Federatës Shqiptare Vrojtuesit e Plazhit dhe
Shpëtimit në Ujë dhe Bashkisë Lezhë.