Deri në fund të qershorit Ulqini do të ketë prezantimin virtual i cili do të mund të shihet nga secila platformë online, njoftohet nga Organizata Turistike.
Siç theksohet, në këtë mënyrë bashkëkohore oferta e kësaj Komunë do të prezantohet shumë më mirë.
Prezantimi virtual për fillim do të ketë 100 pika të cilat përfshijnë lokacionet më atraktive natyrore, historike, kulturore dhe turistike të Ulqinit.
Me shëtitje të lehtë dhe spontane, turistëve i ofrohet mundësia që në rezolutën më të mirë të përjetojnë Ulqinit dhe atë çfarë e bënë atë atraktiv.