Besohet se në “Pallatin Venecia”dikur ndodhej rezidenca e administratorit Venedikas të Ulqinit. Bukuria e saj dhe funksionaliteti bëjnë që më vonë udhëheqësit ta përdorin këtë objekt për Oborr Mbretëror. Afër “Pallatit Venecia”  në hapësirën, në jug të Kalasë, gjendet ndërtesa shumë e bukur  që quhet“Pallati i Balshajve”.

Te dy këta objekte ekskluzive tani shërbejnë për pushime dhe qëndrime luksoze të mysafirëve dhe vizitorëve të Ulqinit.