Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020 nën Instrumentin për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II)

  • Post category:Lajme

Promovimi dhe azhurnimi i atraksioneve historike, kulturore dhe natyrore krahas lumit Buna.

Projekti është përqëndruar përgjatë lumit Buna si një zonë turistike me potencial të lartë me shumë atraksione historike dhe natyrore të pa promovuara në të dy anët e lumit. Lumi Buna është një zonë e vërtetë ndërkufitare që bashkon komunat e Shkodrës dhe Ulqinit. Qëllimi kryesor i projektit është promovimi i zonave historike, kulturore dhe natyrore përgjatë lumit Buna, duke diversifikuar dhe promovuar kështu një nga bukuritë e pazbuluara të zonës ndërkufitare.
Aktivitetet kryesore të projektit do të përfshijnë promovimin, përmirësimin e aksesueshmërisë dhe vlerësimin e këtyre atraksioneve. Në fund projekti do të krijojë gjithashtu një shteg turistik duke përfshirë operatorët turistikë vendas dhe duke rritur kapacitetet vendore. Projekti do të mbështesë aktorët turistikë lokalë në rritjen e kapaciteteve të tyre dhe përfshirjen e lumit Buna si pjesë e Pakove Turistike (zonat që duhet të vizitohen) në rajonin ndërkufitar. Projekti, në një kuptim të tillë do të përfshijë gjithashtu ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, veçanërisht atyre që studiojnë në Universitetin e Shkodrës për turizëm duke i certifikuar si udhërrëfyes.
Disa nga aktivitetet kryesore të projektit do të përfshijnë:
– Hartëzimi i zonave me rëndësi historike, kulturore dhe ekologjike përgjatë brigjeve të lumit Buna
– Krijimi i një Vizioni për Zhvillimin Turistik të Bregut të Lumit Buna, duke përfshirë një plan veprimi me projekte pilot që mund të aplikohen në zonë
– Valorizimi i një numri zonash të zgjedhura përgjatë lumit Buna përmes, restaurimit, përmirësimit të infrastrukturës
– Investimi në përmirësimin e rrugëve dhe shtigjeve turistike krahas lumit Buna dhe sinjaleve rrugore
– Promovimi i ngjarjeve në zonë me operatorë turistikë dhe biznese vendore
– Përgatitja e një Udhërrëfyesi Informativ Historik dhe Natyror për zonën
– Trajnimet e punëtorive dhe stërvitjet me operatorët turistikë lokalë dhe studentët e interesuar të jenë udhërrëfyes turistik.
– Hartimi i një mjeti të hartës dixhitale për zonën